Telegrafi

Britania mban një minutë heshtje për të kujtuar Mbretëreshën e ndjerë

Britania qëndroi e heshtur për Mbretëreshën sonte gjatë Momentit Kombëtar të Reflektimit për të kujtuar Mbretëreshën e ndjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndër tjerash Big Ben që “shënoi” fillimin e Momentit Kombëtar të Reflektimit në orën 20:00 sot dhe zilja ra një herë për të shënuar fillimin e minutës së heshtjes dhe edhe një herë në orën 20:01 për të shënuar fundin e saj.

Ndër tjerash, kryeministrja Liz Truss dhe burri i saj Hugh O’Leary mbajtën një minutë heshtje jashtë “Downing Street Number 10”.

Qeveria i kishte inkurajuar njerëzit të kalonin një minutë në reflektim, qoftë në shtëpi, me fqinjët ose në ceremonitë e organizuara në vend.

Ndërkohë disa imazhe të tjera treguan oficerë të policisë dhe njerëz të tjerë që merrnin pjesë në heshtjen në Stacionin Waterloo si dhe zjarrfikësve.

Pas kësaj, ata duartrokitën për të shënuar fundin e heshtjes në orën 20.01. /Telegrafi/