Gazetari i njohur, drejtues i emisionit “Zonë e Lirë”, ka komentuar për “lapsi.al” rezultatin e referendumit në Angli.
Ai ka thënë se ky është lajm fantastik dhe leksion i madh për politikanët.
“Lajm i mirë. Brexit fitoi. Demokracia funksionoi. Brexit një leksion i madh për të gjithë mashtruesit me kollare që vazhdojnë ende të mashtrojnë popujt me mitin e rremë të BE. Por edhe një leksion i madh për të gjithë ata shqiptarë që vazhdojnë të ëndërrojnë se jeta e tyre do të bëhet më e mirë me hyrjen në BE. Një BE që filloi si një projekt i bukur dhe që përfundoi me kohë në një dështim total dhe hapësirë frustrimi për shtresat e mesme dhe të varfra. Brexit një super lajm i mirë!”, tha Çani.
Kujtojmë se britanikët votuan në një referendum që të largohen prej Bashkimit Evropian.