Site icon Telegrafi

Britania kalon lehtë objektivin për huamarrjen publike

Huamarrja publike në Britani e kaloi lehtë objektivin e caktuar një muaj më parë dhe shitjet me pakicë ranë mprehtë, tregojnë të dhënat dhe ofrojnë pak lehtësim për ministrin e Financave George Osborne.

Huamarrja publike, përjashtuar bankat, ra në 74 miliardë paund në vitin fiskal 2015-16, nga 91.7 miliardë që ishte vitin më parë. Shifra ishte poshtë 72.2 miliardë paund që parashikohej nga mbikqyrësi i buxhetit të qeverisë. Shitjet me pakicë ranë me 1.3% me bazë mujore nga Marsi, një rënie më e madhe se parashikimet.

Parashikimet e qeverisë janë në mbikëqyrje të detajuar këtë javë pasi Osborne tha më herët se ekonomitë familjare do të kenë secila 4.300 paund më pak deri në 2030-ën, nëse votojnë për të dalë prej Bashkimit Europian.

Në buxhetin e muajit Mars, George Osborne duhej të pranonte një disfatë në një nga objektivat e tij, që është reduktimi i borxhit kombëtar në raport me PBB-në. Reduktimi i defiçitit është objektiv i ministrit të Financave që prej 2010-ës ku kalonte 10% të Produktit të Brëndshëm Bruto.

Megjithatë, ngadalësimi i rritjes ekonomike e ka bërë uljen e huamarrjes një detyrë më të vështirë se Osborne priste dhe disa ekonomistë thonë se masat e tij shtrënguese po bëhen jo produktive.

Borxhi neto i sektorit pubilk përjashtuar bankat u rrit në një rekord prej 1.594 trilionë paund në vitin fiskal 2015-16 apo në 83.5% të PBB-së, sipër 83.3 që ishte në vitin e kaluar, por më pak se parashikimet e Zyrës përgjegjëse për Buxhetin.

Zyra Kombëtare e Statistikave publikoi gjatë ditës së Enjte më pak lajme të mira me shitjet me pakicë. Këto të dhëna treguan se shitjet me pakicë u rritën me vetëm 0.8% në tre muajt e parë të 2016-ës, duke u ngadalësuar nga rritja me 1% në tremujorin e fundit të 2015-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version