Ekonomia e Britanisë së Madhe në muajin mars u tkurr me pothuajse 6 për qind, ndërsa vendi hyri në izolim, duke u zhytur në atë që mund të jetë recesioni i saj më i thellë në më shumë se tre shekuj.
Rënia e mprehtë është vetëm një pjesë e vogël e dëmtimit të kufizimeve për të kontrolluar Coronavirusin, të cilat ishin në fuqi gjatë gjithë muajit prill dhe duket se do të vazhdojnë në të njëjtën formë për muajt e ardhshëm, përcjell Telegrafi.
Masat rritën edhe më tepër mjerimin për një ekonomi tashmë të goditur nga BREXIT-i, me Bankën e Anglisë që ka parashikuar një tkurrje prej 25 për qind këtë tremujor.
Kjo nënvizon detyrën monumentale me të cilën përballet qeveria për rifillimin e ekonomisë, ndërsa fillon të ndërmarrë hapa të vegjël drejt lehtësimit të bllokimit. Ajo ka tashmë një program ndihme për punëtorët, ndërsa banka qendrore me siguri do të jep edhe më shumë mbështetje për të mbajtur aktivitetin.
Izolimi u imponua në 23 mars, që do të thotë se u prek vetëm rreth një javë e tremujorit të parë, por kjo ishte e mjaftueshme për një tkurrje 2 për qind në tre muajt e parë, shifra më e keqe që nga kriza financiarepara një dekade. /Telegrafi/