Ekonomia e Britanisë së Madhe këtë vit do të shënojë rritje për 2 për qind, që është më tepër në krahasim me prognozat prej 1.4 për qind të nëntorit, ka deklaruar të mërkurën ministri britanik për financa Philip Hamond gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2017.
Një prognozë e tillë, megjithatë, është më e ulët në raport me projektimet e rritjes prej 2.2 për qind para një viti, përkatësisht para vendimit të Britanisë së Madhe që të dalë nga Bashkimi Evropian, transmeton agjencia Reuters. /Telegrafi/