Departamenti britanik për Tregtinë Ndërkombëtare thotë se marrëveshja përsërit, aq sa është e mundur, pikat e marrëveshjes tregtare BE-Kore e Jugut, duke lejuar bizneset të vazhdojnë të përfitojnë nga kushtet preferenciale.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë në rast të një BREXIT-i pa marrëveshje, kur nuk do të zbatoheshin më marrëveshjet tregtare ku Britania e Madhe ka bërë pjesë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Deri tani Britania e Madhe ka nënshkruar 13 marrëveshje tregtare vazhdimësie me 38 vende dhe rajone deri më tani, përfshirë Kilin, Izraelin, Zvicrën dhe bllokun tregtar të Afrikës Lindore dhe Jugore e njohur si ESA.
Koreja e Jugut është partnerja e parë tregtare aziatike me të cilën Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme post-BREXIT, ndërsa tregtia dypalëshe vjet arriti në 16 miliardë dollarë amerikanë. /Telegrafi/