Telegrafi

Britania e Madhe me program të ashpër kursimi

Ai foli për një "rrugë të vështirë", por që çon në një të "ardhme më të mirë".

Ndërkohë që ministri i quajti shkurtimet e mëdha si "të domosdoshme", opozita paralajmëroi para një recesioni të ri. Aktualisht deficiti buxhetor është njëmbëdhjetë për qind e produktit të brendshëm bruto britanik, kësisoj aq i lartë sa në asnjë vend tjetër të industrializuar perëndimor.

Qeveria konservatoro-liberale e kryeministrit David Cameron do ta zvogëlojë deficitin në pesë vitet e ardhshme në dy për qind. Pjesën dërrmuese të shkurtimeve prej 91 miliardë eurosh do ta mbajë buxheti social. Për ministritë e veçanta

Osborne paralajmëroi shkurtime prej mesatarisht 25 për qind. Osborne njoftoi gjithashtu që mosha e pensionit deri në vitin 2020 do të rritet në 66 vjeç dhe përmes kësaj do të mund të kursehen pesë miliardë Funta. /Telegrafi/