Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka shkruar sot se Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë Forcat e Armatosura.
O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook shkruan se Britania e Madhe inkurajon po ashtu Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe transparencë.
Ambasadori britanik gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Facebook thekson se Britania e Madhe ka pasur po ashtu në fokus të veçantë trajnimin e oficerëve dhe nën-oficerëve të FSK-së.
“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë te inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë dhe në konsultim me aleatët e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”.
O’Connell po ashtu shkruan “”Mbretëria e Bashkuar ka përkrahur Forcën e Armatosur të Kosovës dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës nder vite. Ne kemi pasur fokus të veçantë në trajnimin e oficereve dhe nën-oficerëve, të cilët do të jenë bërthama e kësaj force në të ardhmen. Ne poashtu kemi punuar edhe në një sërë fushash tjera, të cilat mendoj që janë me rëndësi jetike në zhvillimin e Kosovës, si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, kundër nepotizmit, zhvillimi ekonomik, kultura demokratike, dhe me çështjet e trashëguara nga e kaluara, e shumë e shumë çështje tjera…”. /Telegrafi/