Site icon Telegrafi

Britania e Madhe, kurs më i ashpër kursimesh

Ministria e Financave udhëzoi ministritë e tjera që t’i reduktojnë buxhetet deri në 40 për qind.

Të përjashtuara janë vetëm ministritë e Mbrojtjes, të Arsimit dhe të Shëndetësisë, sqaroi një zëdhënës i Ministrisë së Financave.

Buxheti urgjent i shpallur në muajin qershor parashikonte shkurtime prej më së shumti 25 për qind për shumicën e sektorëve.

Sindikatat e punonjësve të shërbimit civil kërcënuan se do të zhvillojnë greva në rast se qeveria do të vërë në jetë planet e saj. /DW/

Exit mobile version