Telegrafi

Britania e Madhe kërkon reduktimin e raporteve për Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Matthew Rycroft , ka mbështetur kërkesën e SHBA-ve dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në Nju Jork, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë. /Telegrafi/