Telegrafi

Britania e Madhe hyn në recesion të ri?

Gazeta “Guardian” shkruan se masat qeveritare të kursimit, në përpjekje për të shmangur krizën buxhetore dhe të borxheve, po e shtyjnë ekonominë në recesion.

Frika nga pushimet masive nga vendet e punës në sektorin publik, që pritet të fillojnë në vjeshtë, është faktori kryesor, që njerëzit kanë ndaluar të blejnë jo vetëm shtëpi e banesa, por edhe mall tjetër të shtrenjtë, si mobile, televizorë, por edhe tepihë.

Të dhënat tregojnë se rënia më e madhe e konsumit të përgjithshëm është në ato pjesë të vendit, ku numri i të punësuarve në sektorin publik është më i larti, shkruan “Guardian”.

Gazeta “Independent”, me ton të ngjashëm, paralajmëron se Britania është para vështirësive të mëdha ekonomike dhe se ritmi i shtrenjtimit të ushqimit do të dyfishohet nga 2 në 4 %, pas zjarreve dhe thatësisë në Rusi dhe rritjes drastike të çmimeve të drithërave, ushqimit të kafshëve dhe mishit në bursat botërore. /koha/telegrafi/