Telegrafi

Britania e madhe ende në recesion

LONDËR, 26 nëntor- Aktivitetet në ekonominë britanike përsëri kanë rënë në tremujorin e tretë, edhe pse më pak sesa është pritur, kështu që Britania edhe më tej vazhdon të mbetet në recesion, kanë treguar të dhënat e Entit britanik të Statistikave (ONS).

GDP-ja britanike ka rënë për 0.3 për qind në periudhën nga korriku deri në shtator, derisa në parashikimin e më hershëm ishte parashikuar rënie prej 0.4 për qind.