Britania e Madhe po përgatitet të shpërndajë vaksinën e Pfizer dhe BioNTech këtë javë, fillimisht duke e bërë atë të disponueshme në spitale përpara se të shpërndahen rezervat në klinikat e mjekëve, deklaroi qeveria të dielën.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, dozat e para do të administrohen të martën, derisa Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) do t’ju jep përparësi personave mbi 80 vjeç, punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit, stafit dhe banorëve të shtëpive të kujdesit.
Britania e miratoi javën e kaluar përdorimin emergjent të vaksinës kundër coronavirusit nga Pfizer dhe BioNTech.
Në total, vendi ka porositur 40 milionë doza, që secili person duhet të marrë nga dy doza të vaksinës. Kjo është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz në të gjithë vendin.
Rreth 800 mijë doza të vaksinës pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë. /Telegrafi/