Telegrafi

Britania dhe Italia, bien dakord për zhvillimin e energjisë bërthamore

Kryeministri britanik, Gordon Brown në një konferencë të përbashkët me homologun e tij italian Silvio Berlusconi, i cili zhvilloi një vizitë në Britani, u shpreh se bashkëpunimi me Italinë në fushën e energjisë bërthamore është mjaft i mirëpritur dhe një gjë e tillë e gëzon tej mase.

"Kemi rënë dakord për faktin se energjia bërthamore mund të luajë rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave tonë të përbashkët sa i përket ndryshimeve klimatike për shkak të ngrohjes globale dhe sigurimit të energjisë".

Ndërsa, Berlusconi u shpreh se Italia do të bashkëpunojë me Britaninë në përshpejtimin e investimeve për energjinë bërthamore dhe në kërkimet për burime alternative të energjisë.