Telegrafi

Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Trupa nga Britania e Madhe, do të dërgohen në mbështetje të NATO-s në Kosovë, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, raporton BBC.

Sir Michael Fallon ka thënë se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë vitin e ardhshëm për t’iu bashkangjitur Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), për një periudhë njëvjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ai ka pohuar se sfida të mëdha të sigurisë dhe stabilitetit ende qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor.

Trupat britanike do ta kenë bazën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe do të funksionojnë në mbështetje të KFOR-it në disa operacione.