Pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes profilit të saj në Twitter u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Parlament.
“Mbretëria e Bashkuar respekton votën e mosbesimit që ndodhi në Kuvend më 25 mars dhe bënë thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare, nga Qeveria në detyrë apo Qeveria e re”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/
The UK notes the vote of no-confidence in the Assembly on 25 March and calls for the Constitution to continue to be respected. The protection of the people of Kosovo during this health emergency should be the first priority of an acting or new government.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) March 26, 2020