Telegrafi

Britani: Shkurtohen 500 mijë vende pune

Shkurtimet më të mëdha do të prekin përfitimet financiare dhe vendet e punës në sektorin publik, tha ministri i Financave, Xhorxh Osborn.

Ai shtoi se ka urdhëruar shkurtime në vlerë prej 83 miliardë sterlinash deri në vitin 2015. Pritet shkurtimi i 500 mijë vendeve të punës në administratën publike.

Deklarata e Osbornit vjen në kohën kur deficiti publik në Britani ka shënuar rekord. Zyra Kombëtare e Statistikave tha se deficiti publik në shtator u rrit në 32.5 miliarda dollarë. /Telegrafi/