Site icon Telegrafi

Britani, sërish përmbytje nga shirat e rrëmbyeshëm

Pjesë të tëra të Britanisë së Madhe po përballen sërish me shira dhe përmbytje të lokalizuara, megjithatë parashikuesit kanë njoftuar për një verë më të thatë dhe më me diell deri në fund të muajit.

Përmbytjet në pjesë të Londrës vazhduan edhe sot për shkak të shirave dhe Met Office paralajmëroi se rreshjet do të vazhdojë të prekin juglindjen e Anglisë gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, ka paralajmërime për shi të fortë, stuhi, vërshime, rrufe, erëra të ftohta dhe breshër në Skocinë qendrore dhe jugore, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut gjatë kësaj fundjave.

Vendet më të goditura duket se janë Londra, që ka pasur 143 për qind të reshjeve mesatare të saj këtë verë, ishulli i Uajtit me 174 për qind të reshjeve mesatare të verës dhe Surrey me 126 për qind.

Exit mobile version