Site icon Telegrafi

Britani, paundi i dobët redukton të ardhurat e disponueshme

Konsumatorët britanikë janë bërë më pak optimistë këtë muaj pasi rënia e sterlinës filloi të reduktojë të ardhurat e disponueshme, tregojnë dy sondazhe që mund të shtojnë shqetësimet e shpenzimeve në të ardhmen.

Ekonomia britanike përforcoi më mirë se të gjithë parashikimet pas referendumit të 23 Qershorit, kryesisht të falë shpenzimeve konsumatore. Megjithatë, ministri i Financave Philip Hammond paralajmëroi për një ngadalësim në vitin që vjen.

Kompania hulumtuese e tregut GfK deklaroi se humori i konsumatorit kishte rënë në nivelin e 23 Qershorit. Indeksi i kompanisë për humorin e konsumatorit ra me 3 pikë nga -1 pikë që ishte në Shtator.

Një sondash i ngjashëm nga YouGov, tregoi se perspektiva e ekonomive familjare për financat e tyre është përkeqësuar në nivelin e 2014-ës. “Fenomeni Flash Crash i paundit dhe shqetësimet e një “hard” brexit kanë dhënë ndikimin e tyre.

Viti 2017 duket se do të jetë sfidues për ekonomitë familjare të Britanisë”, shkruan raporti i YouGov. Sterlina ka humbur thuajse 20 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan që prej referendumit. Inflacioni në Britani u rrit në 1 për qind në Shtator me baze vjetore dhe sipas ekonomistëve, mund të arrijë 3 për qind në vitin që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version