Telegrafi

Britani, nuk pranohet kartëmonedha 500 euro

Vendimin e ka marrë Agjencia Britanike për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, sipas së cilës kartëmonedha e 500 eurove nuk ka asnjë bazë legjitime të besueshme.

Vendimi u mor pasi në një hetim të gjatë të bërë nga policia, në 9 nga 10 raste këmbimi të kartëmonedhave bëhej në bankënotën prej 500 eurove.

“Ajo që më parë ishte vetëm një hipotezë është konfirmuar nga faktet. Vetëm 10 për qind e kartëmonedhave 500 eurosh në tregun britanik përdoret në rrugë të ligjshme”, tha një zyrtar i agjencisë.

Një muaj më parë, të gjitha bankat britanike bllokuan shitjen ose blerjen e kartëmonedhave 500 euro.