Site icon Telegrafi

Britani, ndërhyrjet e qeverisë dëmtojnë prodhimin

Britania e Madhe po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese për firmat prodhuese. Një grup që përfaqëson sektorin e fabrikave paralajmëroi qeverinë për kostot e larta mbi firmat që prodhojnë makina, kimikate dhe të mira të tjerë në Britani.

Federata e punëdhënësve të inxhinierisë, që përfaqëson 5 mijë firma në sektorët e prodhimit, inxhinierisë dhe teknologjisë, deklaron se më pak kompani e shohin Britaninë si një vend konkurrues për prodhimin e të mirave. Ekonomia Britanike është rritur me një ritëm më të shpejtë se vendet e tjera të pasura në 2 vitet e fundit.

Por, rritja është nxitur nga sektori i shërbimit, ndërsa prodhimi ka ulur shpresat e qeverisë për një rimëkëmbje të nxitur nga eksportet. Kreu ekzekutiv i Federatës i bën thirrje qeverisë për të punuar në mënyrë aktive në industrinë që të zbusë rreziqet e të nxisë mundësitë për sektorin.

Analistët shohin presionet mbi kostot e biznesit si një rrezik të mundshëm të rritjes ekonomike këtë vit. Një rrezik tjetër shihen dhe lëvizjet mbi kursin e këmbimit, për shkak të vlerësimit të sterlinës në vitet e fundit. Kryeministri David Cameron ka premtuar së fundmi të riformojë lidhjet e Britanisë me Bashkimin Europian, përpara mbajtjes së referendumit mbi anëtarësinë në fund të 2017-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version