Telegrafi

Britani, Masa të rrepta ndaj bonuseve bankare

Lëvizja pason kritika mbi bonuset e mëdha që bankat planifikojnë të japin ndërsa marrin ndihmë qeveritare.

Masa u bë e ditur nga kancelari Alistair Darling,si pjesë e një raporti para buxhetit që vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
Raporti gjithashtu bën të ditura masat për të përballuar deficitin buxhetor që ka Britania prej 300 miliardë dollarësh.

Bonuset e bankierëve kanë qenë një nga elementët më të ngarkuar politikë pas krizës ndërkombëtare financiare.
Bonuset e mëdha ishin ndoshta faktori më i rëndësishëm që çuan në krizë duke inkurajuar hua dhe investime të rrezikshme financiare. Kështu që qeveritë e vendeve të G20 ranë dakord për masa që kanë si qëllim të pakësojnë iniciativën për ndërmarrje të rreziqeve. Taksa britanike e propozuar shkon përtej marrëveshjes së G20.