Site icon Telegrafi

Britani: Ligjvënësit kërkojnë që gruas të Assadit t’i merret shtetësia

epa05224301 A handout picture made available on 21 March 2016 by the Syrian Arab News Agency (SANA) shows Syrian President Bashar al-Assad (R) and his wife Asma al-Assad during a meeting with a number of injured army personnel and their mothers on the occasion of Mother?s Day in Damascus, Syria, 18 March 2016. At least 39 people were killed and 60 wounded after unidentified fighter jets bombed the northeastern Syrian city of al-Raqqa, the main stronghold of the Islamic State, or IS, in the Arab country, the Syrian Observatory for Human Rights, or SOHR, reported 19 March 2016. EPA/SANA / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

 

Ligjvënësit në Britani janë duke i bërë thirrje qeverisë që të revokojë shtetësinë për gruan e presidentit sirian Bashar al-Assad, në përgjigje për mbështetjen e saj për qeverinë e bashkëshortit të saj gjatë gjashtë vjetësh luftë civile.

Tom Brake, një pjesëtar liberal demokrat i Parlamentit britanik, më 16 prill ka akuzuar Asma al-Assad, se ka përdorur profilin e saj ndërkombëtar për të mbrojtur një “regjim barbar”.

Asma al-Assad është ish-investitore bankare, e cila u martua me Assadin më 2000. Ajo ka lindur në Londër nga prindërit sirianë.

“Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, u ka bërë thirrje shteteve të tjera të bëjnë më shumë për Sirinë por qeveria britanike mund t’i thotë Asma al-Assadit – ose ndalo së përdoruri pozicionin tënd për të mbrojtur aktet barbare ose do të të hiqet shtetësia”, ka thënë Brake.

“Nëse Asma vazhdon të mbrojë aksionet vrastare të regjimit të Assadit, do të duhet që qeveria britanike t’ia marrë shtetësinë ose të protestojë për veprimet e saj”, ka shtuar ai.

Edhe ligjvënësi Nadhim Zahawi, nga Partia Konservatore ka bërë një kërkesë të ngjashme, transmeton Rel.

Asma al-Assadi, 41-vjeçare, përdor rrjetet sociale për të sulmuar kritikët e qeverisë së burrit të saj.

 

 

Exit mobile version