Telegrafi

Britani, inflacioni në nivel rekord

Rritja e ndjeshme dhe përtej parashikimit përforcojnë dilemën e politikës që duhet të ndjekë Banka e Anglisë nëse duhet të stimulojë ekonominë apo do të duhet të shtrëngojë politikën monetare me rritje të normës së inflacionit për të kontrolluar inflacionin.

Zyra Kombëtare e Statistikës raportoi se në prill, në normë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1 për qind dhe kjo është hera e dytë që regjistrohet kjo rritje në normë mujore që nga fillimi i statistikës mbi çmimet e konsumit. Në normë vjetore inflacioni në Britani u rrit me 4.5 për qind vlera më e lartë që nga tetori i vitit 2008.

Analistët parashikuan rritje në 4.2 për qind kundrejt rënies në 4 për qind në muajin Mars. Rritje e veçantë u regjistrua në inflacionin thelbësor me 3.7 për qind, vlerë që përjashton përllogaritjen e çmimeve të paqëndrueshme të ushqimeve dhe të energjisë. /Telegrafi/