Telegrafi

Britani, hetim përgjimeve të “News of the World”

Në një reagim të fundit për ngjarjen, kryeministri Kameron, premtoi një hetim të pavarur për gjithçka ka ndodhur. Në fakt, zërat për një skandal përgjimesh qarkullojnë prej muajsh në Angli, pas publikimeve se gazetarët e “News of the World, një tablloid popullor i të dielave, kanë spiunuar mesazhet zanore të personave të njohur, madje së fundmi edhe të viktimave të sulmeve të 7 korrikut 2005, me qëllim publikimin e lajmeve sensacionale.

Gjithçka kaloi masën këtë fundjavë, pasi rezultoi se mes personave të përgjuar ka qënë edhe një vajzë 13-vjeçare, e cila u rrembye dhe u vra në vitin 2002. Në këtë çëshje, rrezikon të jetë e përfshirë edhe policia britanike, Scotland Yard, pas publikimit të disa e-maileve nga rrjetit televiziv BBC, ku përmenden pagesa të bëra nga drejtuesit e “News of the World” për marrjen e informacioneve. /Telegrafi/