Telegrafi

Britani, hapet palestra vetëm për gratë myslimane

Palestra Haya do të ndalojë hyrjen e burrave dhe do të lejojë të ushtrohet vetëm gratë myslimane.

Gratë do të jenë në gjendje të heqin shaminë apo burkan deri sa janë duke bërë palestër.

Palestra Haya do të ketë të gjitha pajisjet e zakonshme dhe gjithashtu do të ketë një dhomë për të kryer ritet fetare.

Biznesmeni që qëndron pas kësaj ideje, ka menduar se ekziston një hendek i madh për gratë myslimane që duan të bëjnë palestër.

Në Angli vetëm 18 për qind e grave myslimane të marrin pjesë në sport, në krahasim me 30 për qind të popullsisë së përgjithshme femërore.