Telegrafi

Britani: Gjendja ekonomike më e keqe se sa është menduar

Kryeministri britanik, David Cameron, ka paralajmëruar se Britania e Madhe ka rritje ekonomike shumë më të vogël se sa është parashikuar më parë.

Cameron shpjegoi se “vitet e ardhshme të dhimbshme të reduktimit të shpenzimeve publike” do të thonë se buxheti do të ulet më së shumti për përfitimet sociale dhe punëtorët në sektorin publik.

Mediet theksojnë se ministri britanik i financave, George Osborn, ka arritur sukses të rëndësishëm në samitin e G20, pasi që “shtetet udhëheqëse” kanë mbështetur qëndrimin britanik mbi nevojën e reduktimit të buxheteve shtetërore, për të shmangur problemet e borxhit afatgjatë.

Koalicioni qeveritar është zotuar të reduktojë shpenzimet publike për 6.2 miliardë sterlina këtë vit, në përpjekje për të zvogëluar deficitin buxhetor prej 156 miliardë sterlina.