Telegrafi

Britani e Madhe: Bie shitja e automjeteve të reja

Shitja e automobilave të rinj në Britani të Madhe, zvogëlohet muajin e dytë me radhë ku në korrik shënuan rënie për 13 për qind, publikuan nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave dhe Tregtarëve (SMMT).

Programi për zëvendësimin e automjeteve të vjetra, me të cilin u ndaheshin subvencione qytetarëve britanikë të cilët duan t’i zëvendësojnë automjetet e tyre dhjetëvjeçare, u suspendua para pesë muajve.

“Regjistrimi i automjeteve të reja të lehta në gusht u zvogëlua për 17,5 për qind të 55.305 automjete, ndërsa shitja deri në fund të vitit do të mbeten relativisht të ultë”, tha Poll Everit, drejtor i SMMT-së. /Telegrafi/