Sipas policisë britanike, dy shqiptarët në kërkim janë Belino Gripshi, 37 vjeç dhe Dejan Shega 34 vjeç. Ata dyshohen se janë anëtarë të bandave të trafikut të lëndës narkotike, llojit kokainë në Britani, si dhe për pastrim parash.
Belino Gripshi, 37 vjeç nga Peja, besohet se është një nga anëtarët e rrjetit të organizuar të trafikut të kokainës në Britani. Ai njihet se personi i cili ka transportuar një sasi të mëdha parash nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë. Në kuadër të investigimit policia ka arritur të sekuestrojë sasinë prej 9. 5 kg kokainë dhe 120 mijë paund cash si dhe pajisjet për furnizimin e kokainës.
Ndërsa Dejan Shega, 34 vjeç, nga Shqipëria është në kërkim për furnizimin me drogë të klasit të parë, (kokainë) dhe për krimin e pastrimit të parave, raportoi BW./Telegrafi/