Telegrafi

Britani, bien shitjet me pakicë

Zyra kombëtare e statistikës bëri të ditur se volumi i shitjeve duke përfshirë dhe veturat ra 1.4 për qind, kundrejt rritjes 1.1 për qind të muajit Prill dhe më shumë se parashikimi i analistëve për rënie me 0.6 për qind. Kjo është edhe rënia më e madhe që nga janari i vitit 2010.

Të dhënat pitet të përforcojnë vendimin e Bankës së Anglisë, për të mbajtur të pandryshuar në nivelin 0.5 për qind normën bazë të interesit, për të ndikuar më shumë në rritjen e ekonomisë. /Telegrafi/