Telegrafi

Britani, 600 mijë vende pune me pak në 2009

Sipas gazetes “The Guardian”, që citon të dhëna nga Chartered Institute of Personnel and Development, këto do të jenë efektet e krizës financiare botërore.

Tremujori i parë i vitit të ardhshëm mund të nisë me 300 mijë vende pune më pak.

Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe për vitin 2010, duke e çuar numrin total të të pushiuarve nga puna, të perllogaritur nga mesi i vitit 2008, në 1 milion persona.