Telegrafi

Britani, 24 fëmijë humbasin në një mal gjatë një ekskursioni

Udhëtimi i një grupi nxënësish në Uells ka pasur një fund jo të mirë. Të paktën 24 fëmijë kanë humbur në parkun kombëtar në Beacons Brecon.

Helikopterë dhe ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të gjetur fëmijë, ndërkohë që moti i keq është në disfavor të tyre.

Të paktën dy prej tyre mendohet se janë në hipotermi. Fëmijët janë ndarë në katër grupe me nga 6 persona secili, ndërsa nuk ishin të shoqëruar nga të rritur si pjesë e një ushtrimi.

Ekipet e shpëtimit besojnë se janë afër gjetjes së tyre, ndërsa fëmijët kanë “humbur në mjegull” në varg malin e South Wales.