Telegrafi

Britani: 1.2 milion veta janë penduar që votuan për t’u larguar nga BE

Deri në shtatë për qind të njerëzve që kanë votuar për BREXI-inT janë penduar dhe tani do të votonin ndryshe, thuhet në një hulumtim të fundit, shkruan The Independent, përcjell Klan Kosova.

Sipas studimit të realizuar nga Opinium, diku 1.2 milion njerëz nuk do të votonin më për t’u larguar, çka do të ndryshonte vendimin që shokoi të gjithë të premten e kaluar.

Studimi tregon edhe se njerëzit tani mendojnë se pozicioni i Britanisë së Madhe është shumë më i dobët në botë dhe se Mbretëria është më e dobët ekonomikisht.

Ndërsa, një në 10 persona thotë se nuk e kishte besuar se largimi do të ndodhte, ndaj edhe kishte votuar për të frikësuar Qeverinë.

Të gjeturat kanë ardhur pasi disa votues filluan atë që po njihet si “BREGRET” apo “Pendimi”, për zgjedhjen e tyre.

“Sikur ta kishim mundësinë të votonim edhe një herë”, thotë Mandy Suthi, që ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se pas rezultatit ishte “shumë e zhgënjyer”.