Xhirimet e reja p֝ër audicionin e talenteve “Britain’s Got Talent” jan֝ë shtyrë për shkak t֝ë pandemisë coronavirus.
Sipas The Sun, pretendohet q֝ë gjatë vitit tjetër të vazhdohet procedura, duke pasur në mesin e jurisë edhe Simon Cowell, shkruan Daily Mail.
Datat e caktuara për xhirimet e reja ishin në janar të viti 2021, ndërsa tani kanë kaluar në një datë të pacaktuar.
Një burim afër shfaqjes është shprehur: “COVID-19 po pengon xhirimet e BGT. Producentët dëshirojnë të mbajnë shikuesit të argëtuar dhe t’i bëjnë të buzëqeshin, por për shkak të sigurisë së ekipit u desh të merret një vendim i tillë”.
Juria kryesore e BGT, Simon Cowell ka munguar për një kohë të gjatë, pasi javë më parë kishte thyer shpinën nga një aksident me biçikletë.
Rikthimin e tij e ka bërë të ditur Amanda Holden, pasi 61-vjeçarit i është përmirësuar gjendja shëndetësore. /Telegrafi/