Site icon Telegrafi

Britain’s Got Talent duhej të ishte emision familjar, por anëtarja e jurisë shfaqet shumë provokuese (Foto/Video)

Shumë seksi për një emisioni familjar (Instagram)

Veshjet e Amanda Holden në “Britain’s Got Talent” po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Prezantuesja dhe aktorja angleze, e cila është pjesë e jurisë së këtij spektakli për talentë, të enjten mbrëma kishte veshur një fustan që e shfaqte thuajse të zhveshur në pjesën e sipërme.

Amanda u sigurua që sytë të ishin tek ajo (Instagram)

Pjesa e përparme ishte shumë e hapur, saqë i ekspozohej gjoksi, ndërsa pjesa e pasme ishte e hapur deri në fundshpinë, drejt mbi të pasme.

Gjoksi i saj ishte tejet i ekspozuar

Ekspozimi i tepruar i saj ka nxitur reagimin e shikuesve, të cilët e kanë kritikuar veshjen e saj duke komentuar në rrjetet sociale, meqë “Britain’s Got Talent” konsiderohet si një spektakël familjar.

Shumë seksi për një emision familjar (Instagram)

Nëse qëllimi i Amandas ishte që vëmendja të ishte tek ajo, padyshim se këtë e ka arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version