Site icon Telegrafi

Brisk rroje i cili shndërrohet në vibrator

Brisku i rrojës ngjyrë roze në shikim të parë duket krejtësisht i zakontë, por në fakt paraqet një produkt 2 në 1. Qëkur është lansuar në treg në fillim të këtij viti, “Linge Razor” ka shkaktuar eksitim të vërtetë në mesin e zonjave.

Këtë pajisje e ka shpikur 28-vjeçarja Tammy Roberts, një grua afariste dhe nënë e cila thotë se për shpikjen e ka inspiruar nevoja personale për pak kënaqësi.

“Edhe unë si shumë gra tjera dua pak kënaqësi intime, por tmerrohem nga mendimi kur fëmija im do të mund të gjente lodrën e mamit”, ka thënë Tammy.

Shumë kompani sot prodhojnë brisqe të cilat dridhen, për hir të ndjenjës më të mirë gjatë largimit të qimeve, sqaron ajo.

“Brisqet tona megjithatë dridhen në mënyrë shumë më të këndshme”, shton gruaja shpikëse produkti i së cilës kushton rreth 70 euro dhe mund të porositet nga faqja mytinge.com.

Exit mobile version