Brisbane u godit nga një stuhi e fuqishme shiu brenda natës, me më shumë se 100 milimetra shi që binin në disa pjesë në hapësirën e një ore.
Byroja e Meteorologjisë tha se sasia e shiut që ra në vetëm një orë natën e kaluar ishte e barabartë me atë që qyteti kishte pasur në gjashtë muajt e fundit, transmeton Telegrafi.
Intense rainfall has eased! 112mm of rain fell in an hour at East Brisbane. Warnings updated. https://t.co/K362euVopK pic.twitter.com/raUlDzbNTQ
— Bureau of Meteorology, Queensland (@BOM_Qld) December 11, 2019
Stuhia kaloi nëpër Darling Downs dhe Skenic Rim para se të godiste Brisbanen dhe Moreton Bay menjëherë pas 22:00, të kohës lokale.
Shiu shkaktoi përmbytje të rrugëve, ndërsa kanalet e ujit po luftojnë për të përballuar sasinë e ujit, mbeturinave dhe gjetheve. Pothuajse 2.000 shtëpi ishin shkëputur nga energjia elektrike si pasojë e stuhisë.
Ka pasur përmbytje të lokalizuara edhe në Ipswich Road, Stanley Street.
Disa rrugë në Annerley u prekën gjithashtu. Erërat e fuqishme që e goditën aeroportin e Brisbanes bën që disa fluturime të aterojnë nëpër pista të aeroporteve tjera.
Priten edhe më shumë stuhi për zonën në ditët në vijim, por ky është një ndryshim i mirëpritur për zjarrfikësit që kanë qenë duke luftuar disa ditë me flakët në të gjithë zonën e Queensland. /Telegrafi/