Site icon Telegrafi

Brindizi, kapen 270 kg marijuanë nga Vlora

Droga u gjet e maskuar mire në pjesët e thella të një automjeti brenda anijes “Shpirti i Jonit” e cila sapo kishte zbarkuar në Brindizi, pasi ishte nisur nga qyteti i Vlorës, raportoi Panorama.

Në pranga u vu pronari i makinës, një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u shoqërua në komisariat e më pas në burg, në pritje të masës së sigurisë./Telegrafi/
 

Exit mobile version