“Brima Gallup” ka realizuar një anketë në lidhje me rejtingun e partive politike në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
Nga të anketuarit e “Brima Gallup”, 25.2 do të votonin për LSDM-në, ndërsa 20.6 për OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sa i përket partive shqiptare në anketën e “Brima Gallup” prinë BDI me 6.1 për qind, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët me 5.1 për qind, Lëvizja Besa me 4 për qind dhe PDSH me 2 për qind.
Anketa është realizuar me 1205 qytetarë, ndërsa kufinjtë e gabimeve janë +/- 2.8%./Telegrafi/