Site icon Telegrafi

Briken Çalja, sukseset në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Briken Çalja (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Shkoi në Gjeorgji për të mbrojtur titullin kampion Evrope, në Evropianin e Peshëngritjes, mision të cilit i shkoi shumë pranë, por nuk ia doli, duke u renditur i dyti në dygarësh, me 339 kg të ngritura.

Peshëngritësi shqiptar, Briken Çalja, mori medalje ari në stilin e shkëputjes, ku ngriti 156 kg, në provën e dytë dhe dështoi me 160 në të tretën.

Më pas në stilin e shtytjes, dështoi në provën e parë për të ngritur 183 kg, të cilat i ngriti më pas në provën e dytë.

Në provën finale, tentoi me 188 kg, por për pak nuk ia doli të pozicionohet dhe u mjaftua me medaljen e argjendtë të stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Ndërkohë, kampioni i ri i Evropës është bullgari Andreev Bozhidar, i cili ngriti 345 kg në dygarësh, duke regjistruar edhe rekord evropian. Bullgari ngriti plot 192 kg në shtytje, stil në të cilin shkëlqeu.

Exit mobile version