Telegrafi

Brigjet e kryeqytetit të Republikës Dominikane përfshihen nga sasi enorme mbeturinash (Video)

Organizata “Parley of the Oceans” e ka shpërndarë një video, që tregon për një valë enorme mbeturinash, që i ka përfshirë brigjet e Santo Domingo, kryeqytetit të Republikës Dominikane.

Më se 500 aktivistë nga grupe të ndryshme, janë angazhuar për ta larguar ‘tepihun me plehra të dendura’, por ende nuk ka ndonjë rezultat të dukshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithëse largohen nga dhjetë tonelata në ditë, disa bregdete në Santo Domingo janë të pashfrytëzuara si pasojë e mbetjeve që ia kanë sjellë valët.

“Ky nuk është lajm, pasi që ndodhë sa herë që ka reshje të shumta”, ka thënë një banor, që po punon si vullnetar për të pastruar zonën.

Ambientalistët kanë thënë se kjo gjendje kërkon intervenim të shpejtë, pasi që është kërcënues për ujin e detit dhe rrezik i madh për gjallesat që jetojnë në të. /Telegrafi/