Telegrafi

Brightoni ia shuan shpresat Arsenalit për titull me fitoren bindëse

Arsenali mund të thuhet se e ka humbur titullin matematikisht, pasi ka pësuar humbje 3-0 në dhtëpi nga Brightoni në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër dhjetëra rasteve shënimi, derisa e dyta ishte ferr për Gunners.

Goli i parë i ndeshjes nga mysafirët u shënua në minutën e 51-të, kur Julio Enciso pranoi një asistim ngas Pervis Estupinian, për të shënuar për 1-0.

Golin e dytë e realizoi Deniz Undav (86’), me asistimin nga Pascal Gross, duke e siguruar fitoren e skuadrës së tij.

Por, goditjen finale ua dha Estupinian në minutën e 90+6-të, e që do të jetë e hidhur për londinezët, duke e ditur se e pësuan në shtëpi.

Me këtë humbje, edhe shanset e Arsenalit për titull veniten, pasi kanë 81 pikë, katër më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa në xhiron e 37-të, Topçinjtë takohen me Nottinghamin. /Telegrafi/