Marc Cucurella vazhdon të mbetet objektivi i Manchester Cityt për krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbrojtësi i majtë spanjoll ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Angli, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë anësorin dhe po e kërkon transferimin e tij në Etihad Stadium.
City ka bërë një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga Brighton.
Skuadra angleze i ka bërë të qartë kampionit në fuqi se kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë anësorin.
Pep Guardiola on Marc Cucurella deal: “We are in negotiations. If it doesn't happen, we’ve alternatives… Cancelo, Wilson-Esbrand is a young talent, Ake can play there”, tells via @Jack_Gaughan. 🔵 #MCFC
“Haaland? Once he reaches full fitness, he will be unstoppable”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2022
23-vjeçari në vitin e tij të parë me Brighton zhvilloi 38 ndeshje ku realizoi një gol e bëri dy asistime.
City po pret që Brighton të ul kërkesat për spanjollin dhe nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë atëherë do të heq dorë nga ai dhe do të kërkojë tjerë futbollistë për këtë pozitë. /Telegrafi/