Telegrafi

Brighton nënshkruan me lojtarin hit të lojës “Football Manager”, madje anglezët e prezantuan përmes kësaj loje

Brighton ishte hiti absolut i Ligës Premier sezonin e kaluar, ku skuadra nga jugu i Anglisë përfundoi në vendin e gjashtë, që ishte rezultati më i mirë në historinë e klubit.

Brighton po luan në Ligën e Evropës këtë sezon, që është suksesi më i madhi i klubit në nivel kontinental.

Edhe në kampionatin vendas, të besuarit e Roberto De Zerbit janë vetëm pak më keq se sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu “Vizioni 2123” – Inteligjenca Artificiale tregon se si do të duket çdo stadium i Ligës Premier pas 100 vitesh

Ata janë aktualisht në vendin e tetë, por vendet që garantojnë sërish futbollin evropian sezonin e ardhshëm janë ende të arritshme, ndërsa një emër i ri i ësht shtuar skuadrës për t’i ndihmuar që t’i arrijnë objektivat.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin argjentinas Valentino Barco nga Boca Juniors.

Mbrojtësi i ri, i cili mund të luajë edhe në krah, u pagua për 9 milionë euro, sa ishte edhe klauzola e lirimit.

Brighton e prezantoi atë përmes Football Manager, një lojë e njohur globalisht në të cilën Barco është një nga lojtarët më të kërkuar.

Biznesi i nivelit të lartë të skautimit dhe transferimeve ka bërë që shumë fansa të etiketojë Brighton si “loja e Football Manager në realitet”, pasi Barco është vetëm i fundit në një varg lojtarësh të talentuar të sjellë në klub me çmim të ulët.

Në edicionin e fundit të lojës së njohur globalisht, argjentinasi është gjithashtu lojtari statistikisht më i blerë. /Telegrafi/