Site icon Telegrafi

Brighton konfirmon shtyrjen e ndeshjes me Arsenalin pas infektimit të Artetas me coronavirus

Klubi anglez, Brighton ka konfirmuar se ndeshja e së shtunës ndaj Arsenalit në Ligën Premier, është shtyrë.

Gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së enjte, Liga Premier mori vendim për zhvillimin normal të ndeshjeve të fundjavës, dhe atë me tifozë.

Pa shkuar një orë e plotë, erdhi rasti i parë i një të infektuari me coronavirus dhe ai ishte trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Lexo po ashtu Tronditet Arsenali, trajneri Arteta rezulton pozitiv me coronavirus

Infektimi i trajnerit spanjoll ka bërë që kundërshtari i Arsenalit, Brightoni të konfirmon shtyrjen e ndeshjes ndaj Topçinjve.

Konfirmimi i shtyrjes së kësaj ndeshje ka ardhur me anë të një njoftimi zyrtar nga klubi i Brightonit.

“Ndeshja e së shtunës në Ligën Premier kundër Arsenalit është shtyrë pas lajmeve që shpërthyen më herët këtë mbrëmje në lidhje me kryeshefin e Topçinjve, Mikel Arteta”, thuhet në njoftimin e Brightonit.

Lexo po ashtu Vjen edhe lojtari i parë i infektuar në Ligën Premier, Hudson-Odoi rezulton pozitiv me coronavirus – Chelsea në izolim

Gjatë orëve të fundit është konfirmuar gjithashtu nga Chelsea se ylli i tyre, Callum Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Gjatë ditës së sotme mund të kemi pezullim të kampionatit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version