Chelsea do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në Ligën Premier.
Londinezët do të jenë mysafirë të skuadrës së Birghtonit, e cila në pesë xhirot e fundit nuk di për fitore në ligën elitare angleze.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku vërehen disa mungesa te The Blues.
Antonio Conte nuk do të ketë në dispozicion Alvaro Moratan dhe Pedron shkaku i kartonëve të kuq, ndërsa Cesc Fabregas dhe Gary Cahill janë të lënduar.
Në anën tjetër, vetëm Steve Sidwell është lënë jashtë skuadrës shkaku i një lëndimi.
Theksojmë se takimin e parë mes këtyre dyja skuadrave të zhvilluar në Stamford Bridge, Chelsea e kishte fituar me rezultat 2-0.
Brighton: Ryan, Schelotto, Duffy, Goldson, Dunk, Suttner, Propper, Stephen, March, Gross dhe Hemed
Chelsea: Caballero; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Bakayoko, Kante, Alonso; Willian, Batshuayi, Hazard.