Brightoni ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp është mposhtur në udhëtim te Brightoni, duke marrë humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi.
Golat në këtë fitore të Brightonit u shënuan nga Solomon March (47’, 52’) dhe Danny Welbeck (82’).
FT: ANOTHER SPECIAL WIN! 🤯
[3-0] 📲 https://t.co/S3j1TIeLz3 // #BHAFC 🔵⚪️ pic.twitter.com/uUs3gMigXb
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) January 14, 2023
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anësor, March, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e Reds, Joel Matip që u vlerësua me notë 5.7.