Telegrafi

Brighton 2-1 Arsenal, nota e Mustafit dhe të tjerëve

Brighton vs Arsenal (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Arsenali nuk ka arritur të mbajë epërsinë dhe është mposhtur me rikthim 2-1 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë marr një humbje të hidhur ndaj Brightonit, humbje e cila ia zbeh gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lewis Dunk (75’) dhe Neal Maupay (90’) për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënoi Nicolas Pepe (68’).

Lexo po ashtu Arsenali befasohet nga Brightoni, mposhtet me rikthim

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte shënuesi i golit të fitores Maupay, i cili u vlerësua me notë 7.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për lojtarët e Arsenalit: Reiss Nelson, Eddie Nketiah dhe Joseph Willock që u notuan me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili ishte i treti më i vlerësuari te Arsenali me notë 7.0.

Brighton:

Arsenal:

/Telegrafi/