Arsenali nuk ka arritur të mbajë epërsinë dhe është mposhtur me rikthim 2-1 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë marr një humbje të hidhur ndaj Brightonit, humbje e cila ia zbeh gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lewis Dunk (75’) dhe Neal Maupay (90’) për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënoi Nicolas Pepe (68’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte shënuesi i golit të fitores Maupay, i cili u vlerësua me notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për lojtarët e Arsenalit: Reiss Nelson, Eddie Nketiah dhe Joseph Willock që u notuan me 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili ishte i treti më i vlerësuari te Arsenali me notë 7.0.
Brighton:
Arsenal:
/Telegrafi/