Manchester City ka arritur të fitojë në udhëtim ndaj Brightonit me rezultat 4-1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në Ligën Premier, fitorja kjo e cila e shpall kampion.
Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe në fund janë shpallur kampion i Ligës Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Glenn Murray (27′) për vendasit, ndërsa Sergio Aguero (28′), Aymeric Laporte (38′), Riyah Mahrez (63′) dhe Ilkay Gundogan (72′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli algjerian, Mahrez, i cili u vlerësua me notë 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e vendasve, Mat Ryan që u vlerësua me 5.9.
Brighton:
Man City:
/Telegrafi/